Xabi Alonso me ecuri fantastike si trajner - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Xabi Alonso me ecuri fantastike si trajner

NULL NULL
nga Emanuell Syla 21.04.2023 15:39

Xabi Alonso është duke bërë revolucion me një skuadër siç aktualisht është Bayer Leverkusen pasi ka arritur ta qoj deri në gjysmëfinale të Europa League, aty ku para aktit final, do t’i matë forcat me Romën e Jose Mourinho.

Leverkusen të enjten mbrëma eliminoi ekipin Royale Union, me rezultat 5 me 2 nga dyja ndeshjet.

Në Bundesliga, mori ekipin në pozitën e 16-të, dhe tani e ka ngritur në vendin e gjashtë.

Skuadra që drejtohet nga Xabi Alonso, aktualisht është skuadër e pamposhtur në 12 ndeshjet e fundit.

Si ish futbollist, spanjolli 41 vjecar në karrierë ka të fituar tituj të rëndësishëm me skuadrat Liverpool, Real Madrid e Bayern Munich.

Champions Ligën dy herë, me Liverpoolin dhe Real Madridin, La Ligën, tre herë Bundesligën, si dhe është dy herë kampion i Evropës dhe një herë kampion bote me Spanjën.