Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Woody Allen e mohon se do të pensionohet

NULL NULL
19.09.2022 22:01

Regjisori Woody Allen e ka mohuar se do të pensionohet pas filmit të tij të ardhshëm.

Javën e kaluar, pas një interviste të rij me një gazetë spanjolle, gazeta në fjalë kishte shkruar se amerikani planifikon të pensionohet pas filmit të tij të ardhës dhe të fillojë ta shkruajë një roman.

Mirëpo, në një deklaratë të siguruar nga Variety, filmbërësi i ka qartësuar komentet e tij.

“Woody Allen nuk ka thënë kurrë që po pensionohet, e as ka thënë që po e shkruan një roman të ri”, thotë deklarata.

“Ai ka thënë që nuk po mendon që të bëjë filma në kuptimin e filmave që plasohen direkt në platforma transmetimi pasi që nuk i pëlqejnë, sepse ai është dashamir i madh i kinemasë”.

“Aktualisht ai nuk e ka ndërmend të pensionohet, dhe është shumë i entuziazmuar që ndodhet në Paris për ta xhiruar filmin e tij më të ri, i cili është i 50-ti i tij”.

lajme të ngjashme