Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Wolfgang Petritsch për Kosovën: Është rasti të gjendet zgjidhja përndryshe do të mbetet një konflikt i ngrirë

NULL NULL
03.10.2018 16:14

Lëshimi i mundësisë së tanishme për të zgjidhur çështjen e Kosovës mund të çojë në krijimin e një konflikti të ngrirë në Evropë.

Kështu ka deklaruar ish përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Kosovën, Wolfgang Petritsch, që ka shtuar se nga përvoja që ka në Ballkan, edhe zgjidhjet e imponuara nuk janë të mira, shkruan Blic.rs, përcjell Klan Kosova.

Sipas Petritsch është shumë me rëndësi që nën ndërmjetësimin e BE-së, dialogu në mes të Prishtinës dhe Beogradit të vazhdojë dhe që gjendet zgjidhja.

“Nëse nuk bëhet tash rrethanat në Evropë do të ndryshojnë edhe më”, ka thënë ai duke shtuar se nuk  mund të ketë rast më të mirë se tash për t’i vënë kapak çështjes Kosovë-Serbi.

“Zgjedhjet në Parlamentin Evropian në vitin tjetër do të sjellin më shumë ekstremistë nga Evropa Perëndimore dhe Qendrore në ulëset në parlament. Komisioni i  ardhshëm Evropian do të ketë përbërje të ndryshme nga e tanishmja dhe kam frikën se mundësia për të zgjidhur problemin e Kosovës nëse shpërdorohet tash, komisioni i ardhshëm do të përpiqet që t’i shmanget”, ka thënë ai.

“Nëse Federica Mogherini nuk e përfundon me sukses, atëherë besoj se pasardhësi i saj nuk do të ngrish këtë çështje dhe kështu ekziston rreziku që problemi të mbetet si konflikt i ngrirë në qendër të Evropës”.

Petritsch ka thënë se iniciativat e Zoran Zaev të Maqedonisë dhe Alexis Tsipras të Greqisë si dhe ajo e Hashim Thaçit të Kosovës dhe Aleksandër Vuçiq të Serbisë, tregojnë se si politika lokale është duke u përpjekur për t’i zgjidhur problemet – të cilave ai ka thënë se u jep mbështetje.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.