Willis mohon se i ka shitur të drejtat për binjakun e tij digjital NULL NULL 03.10.2022 18:07 03.10.2022 18:07 Bruce Willis i ka mohuar raportimet se i ka shitur të drejtat që imazhi i tij të përdoret për ta krijuar sozinë e tij digjitale. Legjenda hollivudiane, që u pensionua më herët gjatë këtij viti, si pasojë e sëmundjes së afazisë, i ka përgënjeshtruar ato që i ka thënë Daily Mail se gjoja ai ka nënshkruar me kompaninë ruse, Deepcave. Një përfaqësues i tij ka thënë për BBC-në që willis nuk ka ndonjë marrëveshje apo partneritet me Deepcave – pohim që vetë kompania e ka verifikuar.