Williams mposht Azarenkan NULL NULL 07.07.2015 20:32 07.07.2015 20:32 Serena Wiliams ka mposhtur Victoria Azerenkan në çerekfinalen e Wimbledon dhe ka vazhduar tutje në turneun prestigjioz të tenisit. Williams do të ndeshet në gjysmëfinale me rusen Maria Sharapova. Serena fitoi ndeshjen me një rezultat 3-6,6-2,6-3 në sete. Serena pas ndeshjes tha:” Ishte me të vërtet zbavitëse, Unë e zura vetën duke qeshur në një pike dhe e pashë gjithashtu Victorian duke qeshur. Loja ka shkuar poshtë – lartë , poshtë-lartë . Prapë disi unë jam ende këtu.” Teniserja amerikane tha disa fjalë edhe për kundërshtaren e radhës , Maria Sharapova. “ Ajo është një luftëtare e madhe. Është me të vërtet gjithmonë kënaqësi për ta parë atë duke bërë mirë.” u shpreh Williams.