Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Will Smith tërhiqet nga Akademia e Çmimeve Oscars

NULL NULL
02.04.2022 09:39

Aktori Will Smith ka dhënë dorëheqjen nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit.

Në një deklaratë, Smith i quajti veprimet e tij “tronditëse, të dhimbshme dhe të pafalshme”, dhe tha se ai do të pranojë çdo pasojë shtesë që Bordi i Guvernatorëve të Akademisë i konsideron të përshtatshme.

“Lista e atyre që kam lënduar është e gjatë dhe përfshin Chris, familjen e tij, shumë nga miqtë dhe të dashurit e mi, të gjithë ata që ishin të pranishëm dhe audiencën globale në shtëpi”, tha Smith.

“Kam tradhtuar besimin e Akademisë. I privova kandidatët dhe fituesit e tjerë nga mundësia e tyre për të festuar dhe për t’u lavdëruar për punën e tyre të jashtëzakonshme. Unë jam zemërthyer”.

Presidenti i Akademisë, David Rubin, iu përgjigj dorëheqjes së Smith, raporton Variety, transmeton Klankosova.tv.

“Ne kemi marrë dhe kemi pranuar dorëheqjen e menjëhershme të zotit Will Smith nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit. Ne do të vazhdojmë të ecim përpara me procedurat tona disiplinore kundër z. Smith për shkelje të Standardeve të Sjelljes së Akademisë, përpara takimit tonë të ardhshëm të planifikuar të bordit më 18 prill”, tha presidenti.

Gjatë ceremonisë, Smith shkoi në skenë dhe goditi me shuplakë aktorin Chris Rock, pasi ky i fundit bëri një shaka me gruan e Smith, Jada Pinkett Smith.

lajme të ngjashme