Will Smith përjashtohet nga Oscars për një dekadë NULL NULL 08.04.2022 21:38 08.04.2022 21:38 Will Smith është përjashtuar nga Akademia e Oscars dhe çdo ngjarje tjetër e tyre për 10 vjetët e ardhshëm. Ky vendim vjen pas një takimi me bordin e guvernatorëve të Akademisë për të vendosur fatin e aktorit, pasi e goditi komedianin Chris Rock në Oscars më 27 mars, shkruan The Independent, transmeton Klankosova.tv. Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit njoftoi, në fillim të kësaj jave, se do të merrte një vendim në takimin e saj vjetor, në mënyrë që të diskutonte sanksionet për Smithin. Vendimi parasheh ndalimin e Smithit për një dekadë në çdo ngjarje të Akademisë, personalisht dhe virtualisht. Ndalimi është “përfshirë, por pa u kufizuar, në çmimet e Akademisë”, sipas Jesse Rodriguez, zëvendëspresident i Editorial & Rezervimit për MSNBC. Pesë ditë pas shuplakës, Smith dërgoi një dorëheqje zyrtare në Akademi, duke e hequr atë nga anëtarësimi në organin e çmimeve Oscars. Dorëheqja e Smithit u pranua, por presidenti i AMPAS, David Rubin, komentoi: “Ne do të vazhdojmë të ecim përpara me procedurat tona disiplinore kundër zotit Smith për shkelje të standardeve të sjelljes së Akademisë.” Will Smith banned from any Academy events or programs, in person or virtually, including but not limited to the Academy Awards, for 10 years — Jesse Rodriguez (@JesseRodriguez) April 8, 2022