Will Smith flet për problemet me shëndetin mendor NULL NULL 31.10.2021 13:44 31.10.2021 13:44 Aktori Will Smith ka folur për shëndetin e tij mendor, duke zbuluar se kohë më parë kishte tentuar të vetëvritej. Aktori 53 vjeçar i “Aladdin”, 53 vjeç, ka qenë në një udhëtim sfidues fitnesi për të humbur 20 kilogramë. Smith tha se kërkimi jo vetëm që e shtyu atë të kthehej në formë, por gjithashtu e ndihmoi të zbulonte shumë gjëra të fshehura për veten e tij, shkruan Nbcneës, transmeton Klankosova.tv. “Ky filloi si një udhëtim për t’u kthyer në formën më të mirë të jetës. Por, mendërisht, isha diku tjetër,” tha ai. Smith tha se kjo ka qenë një periudhë shumë e vështirë e jetës së tij, sa i përketë shëndetit mendor. “Kjo ishte e vetmja herë në jetën time që kam menduar të bëjë vetëvrasje,” tha ai. Ndryshe, aktori nuk dha ndonjë sqarim tjetër pas kësaj deklarate.