Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Wilder vazhdon me akuza ndaj Furyt, thotë se ai do të bëj hile gjatë luftës

NULL NULL
06.07.2021 15:09

Deontay Wilder ka vazhduar luftën e tij të fjalëve me Tyson Furyn, duke thënë se ai do të bëj hile gjatë ndeshjes së tyre të trilogjisë në pesha të rënda.

Rivalët e hidhur po takohen për herë të tretë më 24 korrik, ku Wilder kërkon hakmarrje për humbjen e tij të parë profesionale ndaj Furyt më 22 shkurt 2020.

Amerikani u mposht në raundin e shtatë të meçit, dhe që atëherë ka hedhur shumë akuza për mashtrim ndaj Furyt, shkruan Daily Mail, transmeton Klankosova.tv.

“Ju mendoni se ai nuk do të përpiqet të mashtrojë këtë herë? Oh, ata janë duke menduar, ata do të vijnë me një master plan. Por ai as nuk mund të më mposhte me doreza të armatosura dhe në kushtet në të cilat isha. Ju nuk mund të më nokautoni, nuk më mposhtët”, tha Wilder.

Më 31 tetor 2020, ai thoshte bindshëm se “Fury vendosi diçka në madhësinë dhe formën e një veze” në dorezat e tij, të cilat i lanë një shenjë në kokë.

lajme të ngjashme