Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Whatever Happens, We Will Be Prepared” hapet nesër në Galerinë Kombëtare të Kosovës

NULL NULL
14.09.2021 17:33

Artisti bashkëkohor Alban Muja nesër do ta hapë ekspozitën “Whatever Happens, We Will Be Prepared” në Galerinë Kombëtare të Kosovës.

Engjëll Berisha, i cili ishte i ftuar në emisionin “Ora e Pasdites” në Klan Kosova, ka njoftuar se në këtë ekspozitë do të paraqiten fotografi të cilat u shkrepën gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe u bënë ikonë e kësaj lufte.

“Në këtë ekspozitë do të krahasohen përzgjedhje të larmishme të veprave ekzistuese dhe të veprave të reja të Mujës, si dhe për herë të parë do të shfaqet në Kosovë projekti “Family Album” i cili në vitin 2019 përfaqësoi Kosovën në Bienalen e Venedikut”.

“Ky do të jetë një udhëtim përmes rrëfimeve vizuale shumë shtresore në të cilat vizitorët ftohen të zbulojnë një sërë pozicionesh sociale dhe gjeopolitike, si dhe procese të shumta që formojnë identitete të ndryshme personale, kombëtare dhe shoqërore”.

Në hapje do të jenë të ftuar edhe personazhet e fotografive që janë pjesë e kësaj ekspozite. “Whatever Happens, We Will Be Prepared” do të jetë e hapur për publikun deri më 02.11.2021.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.