WEF: 10 vendet ku barazia gjinore ka stagnuar NULL NULL 04.08.2015 13:30 04.08.2015 13:30 Gratë e shekullit XXI, janë të forta, të mençura dhe me shumë vetëbesim. Pothuajse në të gjithë botën e zhvilluar, pabarazitë gjinore janë duke u zvogëluar, transmeton Klan Kosova. Por për fat të keq, në shumë vende të tjera të botës, gratë ende nuk trajtohen njëjtë sikurse meshkujt. Sipas Forumit Ekonomik Botëror (WEF) dhe raportit të tyre për vitin 2014 që kishte të bënte me barazi gjinore, vendet në zhvillim nuk e kanë eleminuar hendekun gjinor. Ja se cilët janë dhjetë vendet ku barazia gjinore ka ndaluar. Afganistan Në këtë vend, vetëm 17 përqind e grave dinë shkrim dhe lexim. Gjysma e grave që martohen janë më të rja se 16 vjet, dhe 85 përqind e tyre përjetojnë dhunë në familje. Mali 91.5 përqind e grave i’u është kryer gjymtimi gjenita, një numër shumë i lartë e që nuk ndryshon fare që prej vitit 1993. 71 përqind e grave martohen para moshës 18 vjeçare dhe vetëm 25 përqind e tyre dinë shkrim dhe lexim. Siria/Iraku Në këtë vend vajzat nëntë vjeçare martohen me luftëtarët e ISIS. Sipas një raporti të BBC, kur vajzat mbushin 15 vjet, ato mbahen të fshehura dhe të mbyllura. Ka rastë të tilla që gratë rrihen vetëm pse nuk kanë të veshura doreza. Nepal Një në 24 gra vdesin gjatë shtatëzanisë ose lindjes. Edhe në këtë vend, martesat e hershme janë shumë të pranishme. Ato që nuk martohen ose që janë jetimë, shpeshëherë shiten për trafikantë të fëmijëve, dukuri kjo që është bërë shumë e shpeshtë sidmos pas tërmetit në Nepal. Jemen Sipas raportit të WEF, Jemeni është shteti ku gratë trajtohen më së keqi nëse krahasohen me meshkujt. Gratë në këtë vend, kontrollohen tërësishtë nga burrat e tyre. Nga 301 deputetë në Parlamentë, vetëm një është grua. Bregu i Fildishtë Në këtë vend pjesa më e madhe e fëmijëve vajza, nuk shkojnë në shkollë, dhe ato që shkojnë në ciklin e ultë, vetëm 14 përqind e tyre vazhdojnë shkollimin e mesëm. Edhe ose krahasuar me vitet e mëparshme dhuna është rralluar, mirëpo ka ende përdhunime dhe dhunë seksuale. Sudan Në këtë vend, nuk ka legjislacion për dhunën në familje, mbrojtjen e grave ose ngacmimin seksual. Ka raste kur gratë rrihen vetëm pse kanë veshur pantollona. Sipas të drejtës zakonore, përdhunuesi për t’i shpëtuar ndonjë dënimi të mundshëm, mund të shpëtojë duke u martuar me viktimën e tij, me kusht që familja e saj të jetë dakord. Republika Demokratike e Kongos Sipas OKB-së, një nga mjetët më të popullarizuara për kontrollë të gruasë në këtë vend, është dhuna. Që prej vitit 1996, janë gjithsej 200 mijë përdhunime të raportuara, që i bje 30 përdhunime në ditë. Ky numër është alarmant, nëse vihen për bazë edhe se shumica e përdhunimeve që ndodhin, nuk raportohen asnjëherë. Pakistani WEF, e rangon Pakistanin si vendin e dytë ku gratë trajtohen më së keqi. Në këtë vend, si edhe në Afganista, gratë përdhunohen si ndëshkim për krimet që i kryejnë meshkujt të afërm me to. Numri i grave që vriten gjithashtu është alarmante, sepse vetëm në vitin 2014 janë vrarë 1 mijë gra. Gratë në këtë vend kanë shumë pak të drejta, ato janë pronë e familjes deri në martesë, e më pas bëhen pronë e burrit të tyre. Chad Në vitin 2005, OKB-ja, ka rapotuar se 30 përqind e grave të martuara, janë martuar pa dëshirën e tyre.