Wayne Brady nderon reperin e ndjerë Takeoff në skenën e “AMA 2022” NULL NULL 21.11.2022 09:48 21.11.2022 09:48 Personazhi i famshëm televiziv, Wayne Brady e ka nderuar rep artistin e ndjerë në skenën e American Music Awards 2022, duke i kushtuar disa porosi që i ndau me audiencën e gjerë. “Kohët e fundit kemi humbur Kirsnick Khari Ball, i njohur më mirë si Takeoff, një e treta e grupit novator hip-hop Migos. Në emër të të gjithë neve që e duam hip-hop-in në mbarë botën, ne të falënderojmë, Takeoff, për artin tënd dhe sonte, ne nderojmë kujtimin tënd”, ka thënë ai. Takeoff u qëllua për vdekje pas një debati që përfundoi me të shtëna. Në vendin e tragjedisë ai gjendej bashkë me djemtë e tjerë të grupit, përfshirë dajën e tij, rep artistin, Quavo, shkruan USA Today, transmeton Klankosova.tv. Edhe këngëtarja Pink ka zgjedhur skenën e AMA-s për të nderuar me një performancë artisten e ndjerë, Olivia Newton- John. “Ajo ishte një ikonë absolute. Më pëlqen zëri i saj. Ishte vajza ime e cila po studion në produksion teatror dhe më ndihmoi të mësoja këngën”, tha Pink.