Washington: Po vjen Equalizer III NULL NULL 17.01.2022 16:43 17.01.2022 16:43 Aktori hollivudian Denzel Washington ka njoftuar se filmi i tretë i serisë filmike Equalizer tashmë është shkruar. Kanë kaluar katër vjet që kur Washingtoni e luajti për herë të fundit rolin e ish-pjesëtarit të marinës të kthyer në vigjilant, Robert McCall-in. Ai këtë gjë e ka bërë të ditur përmes një interviste me mediumin amerikan Collider, duke shtuar se duhet të kthehet sërish në formën e tij më të mirë fizike. “E kanë shkruar Equalizer-in e tretë, andaj jam i caktuar që ta bëj këtë”, ka shpjeguar Washingtoni. “Andaj, duhet të vij në formë dhe të filloj t’i rrah prapë njerëzit”.