Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Warriors një hap larg finales në Konferencën Perëndimore (VIDEO)

NULL NULL
10.05.2022 08:43

Golden State Warriors mposhti Memphis Grizzlies 101-98, derisa vendosi serinë 3-1 në favor të tyre dhe janë vetëm një ndeshje larg arritjes në finalet e Konferencës Perëndimore.

Me një paraqitje të shkëlqyer nga Stephen Curry, i cili shënoi 32 pikë, tetë asistime dhe pesë kërcime në 38 minuta në fushë, shkruan Marca, transmeton Klankosova.tv.

Curry bëri katër gjuajtje të lira në sekondat e fundit për t’i dhënë epërsinë Warriors dhe për të vulosur fitoren.

Loja e pestë do të zhvillohet të mërkurën e ardhshme, më 11 maj në Forumin Fedex në Memphis, Tenesi.

Mund të jetë ndoshta shansi i fundit që ka Memphis për t’iu afruar finales së Konferencës.

Grizzlies shpreson që Morant të kthehet nga lëndimi dhe mund të jetë gati për ndeshjen e pestë, ishte një nga lojtarët më të mirë të sezonit dhe çelësi për Memphisin për të arritur në këtë pikë të sezonit.

lajme të ngjashme