Warriors në finale për të pestën herë me radhë (VIDEO) NULL NULL 21.05.2019 12:20 21.05.2019 12:20 Golden State Warriors ka kaluar në finale të NBA-së për herë të pestë me radhë, pasi ka fituar serinë ndaj Portland Trail Blazers, 4:0. Stephen Curry ishte ylli i mbrëmjes me 37 pikë, 11 asisitme e 13 kërcime, përcjellë nga Draymond Green që pati 18 pikë, 11 asistime e 14 kërcime. Në anën tjetër, Meyers Leonard me 30 pikë e 12 kërcime, Damian Lillard me 28 pikë e 12 asisitme, dhe C.J. McCollum me 26 pikë ishin pikëshënuesit më të mirë te vendësit. Në finale GSW-ja do të ketë punë me fituesin e serisë mes Milwaukee Bucks dhe Toronto Raptors. https://www.youtube.com/watch?v=TuE9PqCu6U0