Warriors barazojnë sërish serinë e finaleve ndaj Celtics, në 2-2 NULL NULL 11.06.2022 08:15 11.06.2022 08:15 Golden State Warriors triumfuan ndaj Boston Celtics, duke e barazuar serinë e finaleve prapë në 2-2. Ndeshja që është zhvilluar në “TD Garden” dhuroi një lojë dramatike, me Warriors që fituan me rezultat 107-97. Ylli apo heroi i kësaj ndeshje ishte Stephen Curry, të cilin nuk kishte kush ta ndalonte, pasi shënoi 43 pikë, 10 kërcime dhe katër asistime. Çerekun e parë e filloi mirë Boston Celtics, pasi e fituan me vetëm një pikë epërsi 28-27, derisa edhe të dytin ishin shumë të mirë Celtics, 26-22. Në pjesën e dytë të lojës rikthehet Warriors me Curryn në veçanti, pasi në çerekun e tretë dhe të katërt shpërtheu. Warriors çerekun e tretë e fitoi me gjashtë pikë epërsi, 30-24, derisa çerekun e fundit me 9 pikë epërsi 28-19. Ndihmesë të madhe përveç Curryt, dha edhe Klay Thompson me 18 pikë, një asistim dhe dy kërcime. Derisa te Celtics u dalluan Jayson Tatum me 23 pikë, 11 kërcime dhe gjashtë asistime, dhe Jaylen Brown, me 21 pikë, 2 asistime dhe gjashtë asistime. Ndeshja e 5-të do të zhvillohet të hënën, në San Francisko. /Klankosova.tv/ #StephGonnSteph pic.twitter.com/L8nCPTdLhW — Golden State Warriors (@warriors) June 11, 2022