Walz dhe Vance tubime në kuadër të fushatës në Michigan NULL NULL 01.11.2024 21:24 01.11.2024 21:24 JD Vance foli pranë një kamioni mbeturinash në një miting në Portage, Michigan Të dy kandidatët për zëvendëspresidentë demokratë dhe republikanë po bëjnë fushatë sot në shtetin Michigan. Duke folur në Detroit, Tim Ëalz u drejtohet votuesve, duke thënë se Donald Trump “di vetëm të përfitojë prej tyre” dhe se presidenca e tij ishte një “varg i pafund premtimesh të parealizuara “. Nën administratën Biden-Harris, ai thotë se “ne kemi parë mbi 400,000 vende pune të kthehen në Michigan”. JD Vance ndërkohë foli në Portage, me një kamion plehrash të markës Trump-Vance në sfondin e tij. “Kujtoni që nga Hillary Clinton që na quajti të mjerueshëm… deri tani shefi i Kamala Harris duke thënë se mbështetësit e Donald Trump janë mbeturina. Këta janë njerëz që urrejnë bashkëqytetarët e tyre”, thotë ai. “Kemi vetëm katër ditë për t’u kthyer në të kuqe Michigan.”