Walker nderohet me çmim, thotë se politikanët shqiptarë e prenë në besë (VIDEO) NULL NULL 11.01.2017 20:23 11.01.2017 20:23 Masakrën që kryen serbët ndaj shqiptarëve në Reçak para 18 viteve e pati quajtur krim kundër njerëzimit, ish-ambasadori amerikan William Walker. Pas kësaj ngjarjeje ai erdhi edhe shumë herë në Kosovë, por nuk po i pëlqen ajo që po e sheh. Madje, po thotë se politikanët shqiptarë e prenë në besë kur i thanë se pas pavarësisë do ta çojnë vendin përpara, njofton Klan Kosova. Për këtë arsye ai të mërkurën u hamend nëse para studentëve të AAB-së duhet ta përmend ndonjë politikan kosovar si shembull. Por të gjitha këto nuk e demotivuan ish-shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë që të vazhdojë të interesohet për Kosovën dhe se nuk do të vdesë i qetë nëse atë nuk e sheh një ditë ashtu siç e meritojnë kosovarët. Për këtë fjalë dha edhe besën. E para se ti thotë këto fjalë, kolegji AAB i ndau çmimin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut. Pas ceremonisë shumë student shfrytëzuan rastin për të pas edhe nga një kujtim me 80 vjeçarin që po qëndron në Kosovë në vigjilje të përvjetorit të masakrës së Reçakut. Kronikë nga gazetarja Dafina Jegeni-Krasniqi.