VW pjesë e një tjetër skandali NULL NULL 03.11.2015 09:50 03.11.2015 09:50 Veturat e Volkswagen me motorë më të mëdhenj është gjetur të kenë poashtu pajisje që mashtrojnë testet e emetimit të gazrave, sipas rregullatorëve amerikan. Veturat e Porsche, Audi dhe VW janë subjekt i një hetimi të ri, që për mostër ka rreth 10,000 të tilla. Agjencia për Mbrojtjen e Ambientit, EPA ka thënë se veturat me motor 3,0 të prodhuara mes viteve 2014 dhe 2016 janë gjetur të jenë të trupuara. Megjithatë VW e ka mohuar që veturat kanë softuer që mashtron ato teste. Kompania ka thënë se veturat me motir 3,0 dizel, V6, kanë një pjesë softueri “funksioni i të cilës nuk është përshkruar saktësisht”, transmeton Klan Kosova.