Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

VV mbush Facebookun me lavde për qeverinë, Kurti për kuvendin (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Sinani 09.08.2022 20:30

Aktivitetin në rrjetin social Facebook sot e kishin të pashoq. Por në postimet e Lëvizjes Vetëvendosje nuk u shkrua asnjë rresht për veprimtaritë partiake.

Që nga mesdita, aty u lavdërua qeveria për punët e bëra. U fillua me thumbime për opozitën e u vazhdua me vënien në pah të fillimit të pavarësimit të rrjetit të energjisë nga Serbia dhe lidhja e tij me Shqipërinë.

Një orë më vonë, u tha se u përmbush edhe qëllimi për punë e drejtësi. Aty u listuan milionat që u dhanë për skemat e punësimit, mbështetja për të rinjtë, gratë e pensionistët.

Si punë të realizuara fort mirë u përmendën edhe projektet milionësh që u financuan nga organizmat ndërkombëtarë.

Listës i prinë 236 milionë dollarët e ShBA-së për sektorin e energjisë, pasuar nga 50 milionët e Bankës Botërore.

Ndonëse puna e ekzekutivit që ai udhëheq u lavdërua pa fund nga partia e tij, Albin Kurti nuk tha ndonjë fjalë për këtë, ani se edhe ky respektoi ditën e zgjedhur për lavde. Shefi i qeverisë u mor me kuvendin, punën e të cilit e ngriti në piedestal.

Sipas Kurtit, parlamenti kaloi testin e demokracisë pas 10 vjetësh, meqë miratoi rregulloren e re të punës.

lajme të ngjashme