Nga Irlanda flasin për Klanin: Jemi krah Kosovës për në BE gjatë presidencës sonë (VIDEO) NULL NULL 26.06.2026 20:34 26.06.2026 20:34 Kur kanë mbetur edhe pesë ditë deri te nisja e presidencës irlandeze për gjashtë muaj me rotacion të Këshillit të Bashkimit Evropian, nga Irlanda kanë folur për Kosovën. Në një përgjigje për Klan Kosova, ata thonë se edhe republika kosovare e cila nuk e ka as statusin e vendit kandidat është në agjendën e tyre të zgjerimit. Qasja irlandeze ndaj procesit të zgjerimit të Unionit që për momentin ka 27 vende anëtare, shfaqet edhe në programin kapital të politikave që do ti ndjek Dublini zyrtar gjatë kryesimit të BE-së nga 1 korriku deri më 31 dhjetor. Në agjendën siç quhet ambicioze prej gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria e Mali i Zi, aty përmenden në veçanti. Zgjerimi quhet investim gjeostrategjik në paqen, sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e kontinentit evropian. Presidenca irlandeze është ogurmirë rreth zgjerimit. Kur në vitin 2004 po e kryente këtë rol ndodhi një nga zgjerimet më të mëdha, tetë shtete u bënë anëtare të reja të Bashkimit Evropian. Nga 1 janari deri më 30 qershor presidencën e bllokut evropian e mban Qipro e cila bashkë me Spanjën, Greqinë, Sllovakinë e Rumaninë përbëjnë pesëshen mos njohëse të Kosovës. Pikërisht kjo llogaritet si ndër arsyet kryesore pse blloku evropian ende nuk po lëviz me dhënien e statusit kandidat për shtetin kosovarë.