Goditje për Anglinë, Reece James pëson lëndim dhe mungon të paktën dy ndeshje NULL NULL 26.06.2026 22:28 26.06.2026 22:28 Anglia ka marrë një lajm të keq gjatë Botërorit, pasi mbrojtësi i djathtë Reece James ka pësuar një lëndim në muskujt e kofshës dhe do të mungojë të paktën në dy ndeshjet e ardhshme të kombëtares. Mbrojtësi i Chelseat e ndjeu shqetësimin pas barazimit pa gola ndaj Ganës dhe nuk është stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës. Si pasojë, ai do të humbasë ndeshjen e fundit të fazës së grupeve kundër Panamasë, si edhe takimin e mundshëm të 1/16 së finales. Përzgjedhësi Thomas Tuchel tashmë është i detyruar të gjejë një zëvendësues në krahun e djathtë të mbrojtjes, ndërsa shpreson që James të rikuperohet në kohë për fazat e mëvonshme të turneut.