Vushtrriasi që sulmoi me sprej policët ishte i dënuar me 6 vjet burgim, posedonte dy thika NULL NULL 21.07.2026 11:49 21.07.2026 11:49 Policia e Kosovës ka dhënë detaje për personin që e ka arrestuar një ditë më parë, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë. Përveç sulmit, sipas forcave të rendit, personi i arrestuar ka hedhur sprej ndaj dy policëve, pasi ai ka refuzuar t’u bindet urdhërave të tyre. Policia ka gjetur te ai edhe dy thika. “Arrestimi është realizuar pasi i dyshuari, gjatë ndërhyrjes së zyrtarëve policorë, ka përdorur sprej ndaj tyre dhe më pas i ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë. Si pasojë e rastit, dy zyrtarët policorë dhe i dyshuari kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor. Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar dy sprej dhe dy thika.”, thuhet në njoftim. Pas arrestimit dhe verifikimit të identitetit, sipas policisë, ka rezultuar se i dyshuari ishte në kërkim me disa urdhëresa të Gjykatave për disa vepra të ndryshme penale ne territorin e Republikës e Kosovës dhe ishte i dënuar me 6 vjet burgim. “Me vendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit fillimisht i është caktuar masa e ndalimit policor për veprat penale për të cilat dyshohet, ndërsa pas përfundimit të procedurave i njëjti do të dërgohet në vuajtje të dënimit, në bazë të urdhëresave gjyqësore, në kohëzgjatje prej gjashtë (6) vitesh.”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv Arrestohet vushtrriasi, u hodhi sprej dhe i sulmoi fizikisht dy policë