Vushtrria shpallet kampione e Ligës së Parë NULL NULL 12.05.2021 16:40 12.05.2021 16:40 Skuadra e femrave e Vushtrrisë është shpallur kampione në Ligën e Parë të Basketbollit të Kosovës, pasi mposhti skuadrën nga Gjilani, United Basketball, me rezultat 66:62. Edhe pse në ndeshjen e parë kishte humbur, vajzat nga Vushtrria e kthyen rezultatin e serisë në dy ndeshjet e radhës për t’u shpallur kampion, njofton Klan Kosova. Vushtrria në edicionin e ardhshëm do të luajë në EBC Ligën e Femrave.