Vushtrria po bëhet më stadium modern, vlera e tij 6 milionë euro NULL NULL 11.11.2024 13:39 11.11.2024 13:39 Projekti i stadiumi të Vushtrrisë Komuna e Vushtrrisë po bëhet me stadium modern, vlera e të cilit kap 6 milionë euro. Kështu bëri të ditur kryetari i kësaj komune, Ferit Idrizi, transmeton Klankosova.tv. S”ot bashkë me sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z.Xheladin Krasniqi, nënshkruam marrëveshje bashkëfinancimi për renovimin e stadiumit “Ferki Aliu”, në vlerë 6,000,000.00 euro. Me realizimin e këtij projekti, qyteti i Vushtrrisë do të ketë një stadium modern dhe i njëjti do të ofroj kushte më të mira për sportistët vushtrrias”, ka shkruar Idrizi në Facebook. “Urime të gjithë qytetarëve vushtrrias, posaçërisht tifozëve “Forca”! Faleminderit Ministër Çeku për bashkëpunimin dhe mbështetjen!”.