Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vushtrria bëhet me Rrethin e Flamurit (VIDEO)

NULL NULL
nga Agnesa Sahiti 05.11.2022 20:34

Rrethi që njihej si i Gojbulës në Vushtrri, tashti do të quhet i flamurit.

Kjo pas simbolit shtetërorë që u vendos të premten nga i pari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi në të.

“Ky flamur i rrinë shumë bukur këtij rrethi dhe ky do të quhet rrethi i flamurit si pikë orientuese, nuk kemi pas ndonjë flamur të vendosur në Vushtrri të kësaj përmase” tha Idrizi.

Ndërkohë për këtë pjesë të qytetit ka plane edhe për investime të tjera.

“Do të vendosen edhe 3 semaforë, këtë pjesën që është në mes të 4 korsive do t’i zhvendosim këto kubëza dhe do të mbjelli pisha” shtoi tutje ai.

Punimet i mirëpresin vushtrriasit. Kurse punët e tjera teknike në vendosjen e flamurit janë kryer nga kompania publike “Përparimi” në Vushtrri.

lajme të ngjashme