Vushtrri: U shkrepën 24 plumba, për pronë (VIDEO) NULL NULL 03.10.2024 21:00 03.10.2024 21:00 Policia në Gojbulë, Vushtrri. Foto: Klankosova.tv Kronikë nga: Altiana Zogaj Mesdita e së mërkurës në fshatin Gojbulë të Vushtrrisë nuk ishte fare e qetë. Dy familje dyshohet se si pasojë e një mosmarrëveshje, gjuajtën njëra-tjetrën me armë zjarri, raporton Klan Kosova. Siç mësohet, arsye për këtë zënkë ishte një pronë. Aty u përfshinë 7 persona, një është arratisur dhe një është ndaluar. Nga ky rast, nuk u raportua për ndonjë të lënduar. Ndiqeni kronikën në vijim: