Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vullini serbëve: Dëgjojeni këngën “vrite, vrite serbin”, para se të shkoni me pushime në Shqipëri a Kroaci

NULL NULL
20.06.2024 15:31
albania croatia
Qazim Laçi i Shqipërisë feston pas golit ndaj Kroacisë, 19 qershor, 2024. Foto | AP

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Alleksandar Vullin, ka reaguar ndaj thirrjeve që tifozëria gjatë ndeshjes së djeshme mes Shqipërisë dhe Kroacisë bëri në drejtim të serbëve.

Ndaj këtyre reagimeve, ai ka kërkuar që serbët të rimendojnë nëse të duan të shkojnë për pushime verore në Shqipëri a Kroaci.

“Të gjithë serbët që duan të pushojnë në Shqipëri apo në Kroaci, duhet të dëgjojnë edhe një herë se çfarë po u thotë (kënga): ‘vritni, vrisni serbin’, dhe nëse nuk u mjafton, shijoni detin, derisa t’ju ​​gjejnë”, tha zv.kryeministri i Serbisë, Alleksandar Vullin.

Në mediat serbe kanë pretenduar se në stadium gjatë ndeshjes së djeshme Shqipëri-Kroaci në kuadër të Evropianit 2024 është brohoritur “vrite, vrite serbin”.

lajme të ngjashme