Vuçiqi për dinarin: Një ndër masat sistematike për ta sulmuar popullatën serbe NULL NULL 08.02.2024 21:37 08.02.2024 21:37 Presidenti serb Aleksander Vuçiq Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, në seancën e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për situatën në Kosovë, pos që është ankuar se pse dinari nuk lejohet të përdoret më në Kosovë, ai e ka kontestuar edhe ligjshmërinë e përdorimit të euros. Vuçiqi e ia riktheskuar disa herë që, sipas tij, kjo masë për ndalimin e dinarit është ndërmarrë paligjshëm. Madje Vuçiqi tha që euroja nuk është monedhë e ligjshme në Kosovë, porse trajtohet kësisoj nga populli i Kosovës. “Pamundësia e përdorimit të dinarit në Kosovë është vetëm një nga masat afatgjata sistematike të aplikuara për të sulmuar popullatën serbe”, ka thënë Vuçiqi. “Ata e kanë imponuar euron atje, e që është bërë pa asnjë bazë ligjore dhe pa koordinim me Këshillin e Sigurimit, vetëm sa për ta kompletuar krijimin e kushteve të padurueshme për serbët dhe dënimin e tyre nga Kosova”, ka vijuar ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dërguti: KQZ-ja s'e ka vërejtur se faqja e tyre është sulmuar dy ditë para zgjedhjeve 13 orë më parë