Vuçiqi në takim me Lajçakun insiston në Asociacion, thotë se Serbia është e gatshme për dialog NULL NULL 14.11.2023 13:55 14.11.2023 13:55 Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë takimit që ka pasur me emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka insistuar në formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Gjatë takimit që pati me Lajçakun, bëhet e ditur se Vuçiqi ka thënë se Serbia është gjithmonë e gatshme për dialog dhe për të respektuar gjithçka që është nënshkruar dhe rënë dakord, shkruan Novosti, transmeton Klankosova.tv. Kujtojmë se javën e kaluar, emisari i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, qëndroi në Prishtinë ku u takua me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimin. Pas takimit bëri të ditur se ranë dakord për hapat e ardhshëm në dialog.