Vuçiq tmerrohet, Scholz ia thotë në sy ta njohë Kosovën (VIDEO) NULL NULL nga Besnik Tahiri 10.06.2022 20:16 nga Besnik Tahiri 10.06.2022 20:16 Në pritjen ceremoniale u shfaq i gëzuar për ardhjen e mysafirit. Por ka mjaftuar takimi me dyer të mbyllura me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, që presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, t’i ndryshojë disponimi plotësisht. Atë e trishtoi konfirmimi se më herët në Prishtinë, gjermani tha se pa e njohur njëra-tjetrën si shtete të pavarura Kosova dhe Serbia nuk mund të hyjnë në Bashkim Evropian. “Askush më herët s’ka folur për njohje reciproke, përveç amerikanëve, që e kanë prodhuar këtë doktrinë para tre vjetëve. Askush në Evropë s’e ka kërkuar këtë deri më sot kur dëgjuam atë që u tha në konferencën në Prishtinë. Kjo njohja e ndërsjellë është befasi edhe për ne”. Serbit i duhet të pranojë realitetin që thotë se e ka parashikuar. “Gjermania është e fuqishme dhe ne jemi të vegjël. Gjërat po shkojnë në dëm të Serbisë, ashtu siç e kam paralajmëruar. E kam ditur që do të vijë deri te ky moment”. Scholz që para medieve në Beograd foli me tone diplomatike tha se dihet tashmë qëllimi i dialogut mes dy vendeve dhe se kërkohet urgjent përparim. Madje, duke mos e përmendur direkt Serbinë, ai tha se shtetet duhet t’i vendosin sanksione Rusisë shkaku i luftës në Ukrainë. Por, detajet i shpalosi presidenti serb. “Kancelari në mënyrë të vendosur dhe të ashpër kërkoi nga Serbia që të bashkëngjitet në sanksionet kundër Federatës Ruse, pra në ato masa që tashmë i ka BE-ja kundër Rusisë. Unë fola për pozicionin tonë dhe situatën specifike që e kemi rreth Kosovës në këtë rast, dhe energjetikës”. Pas Prishtinës dhe Beogradit, Olaf Scholz të premten pasdite ka udhëtuar në Selanik të Greqisë për takim të liderëve të Evropës Juglindore. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Sonte në Kiks Kosova - Të bijat fajësojnë mjekët në Gjakovë dhe Rahovec për vdekjen e babait (VIDEO) 22 orë më parë