Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vuçiq publikon foto me Ramën: Krenar me miqësinë me Shqipërinë

NULL NULL
02.09.2022 22:44

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka publikuar një fotografi me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, ku shihen bashkë buzë lumit Sava në Beograd.

Vuçiq tha se ndihet krenar me miqësinë e krijuar viteve të fundit me shtetin shqiptar.

“Krenar me projektin ‘Beogradi në ujë’ dhe me miqësinë me Shqipërinë që e kemi vendosur në këto vitet e fundit”, ka shkruar ai në Instagram, transmeton Klankosova.tv.

Ndryshe, dje në Beograd ka nisur zyrtarisht panairi i parë ndërkombëtar i verërave në kuadër të nismës rajonale “Ballkani i Hapur”.

Ky panair u hap nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski.

lajme të ngjashme