Vuçiq: Prishtina dëshiron të sulmojë veriun e Kosovës, duke përgatitur likuidimin e serbëve NULL NULL 11.08.2022 12:02 11.08.2022 12:02 Beograd, 3.04.2022. - Srpska napredna stranka (SNS) organizovala je pracenje izbornih rezultata, veceras u centrali SNS u Beogradu. Na fotografiji govori predsednik Srpske napredne stranke Aleksandar Vucic. (BETAPHOTO/MILAN OBRADOVIC) Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Prishtina është ajo që dëshiron të sulmojë veriun e vendit si dhe ta bëjë likuidimin e serbëve. Siç thotë ai, Kosova po e përdorë situatën në Ukrainë për të bërë fushatë kundër Serbisë dhe se sipas tij “është gënjeshtër se Serbia dëshiron të sulmojë këdo”. “Kosova po përgatit likuidimin e njerëzve tanë nën petkun e luftimit të krimit, prandaj i paralajmëroi që të mos e bëjnë fare këtë”, raporton Tanjug, transmeton Klankosova.tv. Duke komentuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit se Beogradi po ndjek një politikë agresive me akuza se Beogradi mund të shkaktojë konflikt, Vuçiq thotë se “kjo është disi qesharake, sepse kemi 170 ditë që dëgjojmë gënjeshtra të ngjashme”. Ai ka theksuar se e “mijëra e mijëra” gënjeshtra janë publikuar në mediet botërore rreth asaj se si Serbia e sulmon dikë, diku. Ky reagim i kreut të shtetit serb erdhi pas deklaratës së kryeministrit kosovar, Albin Kurti bërë në një intervistë për gazetën italiane “La Republicca” se ekziston një rrezik i lartë për një konflikt të ri midis Kosovës dhe Serbisë. Kurti: Ekziston një rrezik i lartë për një konflikt të ri mes Kosovës dhe Serbisë *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 03/07/2025