Kurti: Ekziston një rrezik i lartë për një konflikt të ri mes Kosovës dhe Serbisë NULL NULL 08.08.2022 13:33 08.08.2022 13:33 Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se ekziston një rrezik i lartë për një konflikt të ri mes Kosovës dhe Serbisë. Ai në një intervistë për gazetën italiane La Republicca tha se ky rrezik është rritur pas sulmit të Rusisë mbi Ukrainën, përcjell Klankosova.tv. “Rreziku i një konflikti të ri ndërmet Kosovës dhe Serbisë është i lartë. Do të isha i papërgjegjshëm nëse do të thoja të kundërtën, veçanërisht pasi bota ka parë se çfarë ka bërë Rusia mbi Ukrainën ” – tha Kurti. Kurti tha se ky rrezik është më i vogël pasi që në Kosovë praninë e saj e ka NATO-ja. “Nuk dua të them shumë i lartë, sepse ne kemi NATO-n këtu, por i lartë. Ne jemi një demokraci në kufi me një autokraci, në fund të fundit. Para pushtimit të Ukrainës mundësitë ishin të pakta, tani situata ka ndryshuar. Episodi i parë, pasojë e idesë fashiste të pansllavizmit që ka Kremlini, ishte Ukraina. Nëse kemi një episod të dytë, për shembull në Transnistria, atëherë gjasat që një luftë e tretë të zhvillohet në Ballkanin Perëndimor, dhe në Kosovë në veçanti, ato do të jenë shumë të larta” – shtoi Kurti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
“Nuk dua të them shumë i lartë, sepse ne kemi NATO-n këtu, por i lartë. Ne jemi një demokraci në kufi me një autokraci, në fund të fundit. Para pushtimit të Ukrainës mundësitë ishin të pakta, tani situata ka ndryshuar. Episodi i parë, pasojë e idesë fashiste të pansllavizmit që ka Kremlini, ishte Ukraina. Nëse kemi një episod të dytë, për shembull në Transnistria, atëherë gjasat që një luftë e tretë të zhvillohet në Ballkanin Perëndimor, dhe në Kosovë në veçanti, ato do të jenë shumë të larta” – shtoi Kurti.
Kosova Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj 17/03/2024