Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vuçiq pret që Ura e Ibrit të hapet më 14 ose 15 gusht

NULL NULL
11.08.2024 11:49
vuciqi presidenti i serbise
Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq. Foto: Reuters

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka thënë se pret që Ura e Ibrit të hapet më datë 14 ose 15 të këtij muaji.

Këtë deklaratë Vuçiq e dha gjatë një konference për media me ç’rast siç tha ai “pret provokime të reja”.

Ai theksoi se bashkësia ndërkombëtare do të përpiqet të vendosë liderë të rinj serbë, të cilët në fakt do të përpiqen të negociojnë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, raporton Danas, transmeton Klankosova.tv.

Kreu i shtetit serb, i bëri thirrje KFOR-it që të mos lejojë hapjen e urës, transmeton Klankosova.tv

Ndërkaq, të enjten institucionet e Kosovës kanë kryer testime mbi qëndrueshmërinë e urës.

Është bërë e ditur se pas disa ditësh do të pranohet raporti i këtij testimi.

Ende nuk ka ndonjë datë të saktë se kur mund të hapet Ura e Ibrit, veçse ky veprim nga bashkësia ndërkombëtare është kritikuar.

Ata kanë kërkuar që çështja e hapjes së urës të bëhet përmes dialogut/ Klankosova.tv

lajme të ngjashme