Vuçiq për zgjedhjet në veri: Ndodhën ndryshime tektonike NULL NULL 24.04.2023 13:36 24.04.2023 13:36 Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar zgjedhjet e djeshme të jashtëzakonshme në katër komunat në veri të Kosovës. Gjatë një adresimi, ai tha se me votimet e së dielës në Kosovë kanë ndodhur ndryshime tektonike. “Ajo që ndodhi dje është shumë më tepër se kaq, populli serb dje tregoi se po kërkon një qasje krejtësisht të ndryshme, para së gjithash, nga bashkësia ndërkombëtare, e kam fjalën për fuqitë perëndimore – ata kërkojnë respekt më të madh dhe dialog të vërtetë, e jo zgjidhje të imponueshme”, tha ai, njofton Klankosova.tv. “Rezultatet e djeshme përfaqësojnë një realitet krejtësisht të ri politik. Prisja të shihja se çfarë përfundimesh do të dilnin. Kam punuar me ekipin tim deri pas mesnate dhe sot në mëngjes për të arritur në disa përfundime. Ne do të duhet të sillemi ndryshe. Kurti nuk e kuptoi këtë. Ai mendon se do t’ia dalë me 400 vota. Gjithçka është e mundur, mos kërkoni asgjë nga serbët më pas”. Në zgjedhjet e 23 prillit në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan dy komuna i fitoi lëvizja Vetëvendosje, kurse dy të tjera Partia Demokratike e Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje e mori Mitrovicën e Veriut, ku fitues doli Erden Atiq me 519 vota apo 66.5%, si dhe Leposaviqin me Lulzim Hetemin me 100 vota apo 73.5 përqind. Kurse PDK-ja e mori Zubin Potokun me Izmir Zeqirin i cili i pati 196 vota apo 52.1%, si dhe Zveçanin Ilir Pecin me 114 vota apo 60%. Votimet në veri u bojkotuan nga Lista Serbe. Zgjedhjet e jashtëzakonshme u mbajtën pas dorëheqjes së katër kryetarëve në nëntor të vitit të kaluar. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
Lajme Nazarko: Escobari në Tiranë edhe për rolin e Shqipërisë në marrëveshjen e Ohrit (VIDEO) 12/04/2023