Vuçiq nga Davosi: E di që Kurti do të thotë fjalë të shëmtuara për Serbinë dhe mua NULL NULL 1 month më parë 1 month më parë Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se tashmë e di paraprakisht se si do të jetë takimi me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në margjinat e Forumit të Davosit që mbahet në Zvicër. I pyetur nga gazetarët se si do të jetë paneli me liderët e Ballkanit Perëndimor, ai tha se paraprakisht e di se Kurti do të thotë fjalë të shëmtuara për Serbinë dhe atë. “Ai do të thotë se si Putini i vogël me urdhër të Putinit të madh do të bëjë luftëra në Ballkan me dhe kaq, kjo është retorika. Unë do të flas ashpër dhe kaq. Për mua është e rëndësishme që kam pasur shumë takime të rëndësishme këtu dhe të gjithë e shohin veten se si do ta mbijetojnë këtë krizë dhe ato biseda janë të rëndësishme për mua”, tha Vuçiq në Davos, shkruan e përditshmja serbe “Politika”, transmeton Klankosova.tv. Shefi i ekzekutivit kosovar, Albin Kurti dhe kreu i shtetit serb, Aleksandar Vuçiq do të përballen në panelin “Dialogu i Diplomacisë për Ballkanin Perëndimor”. Kurti po qëndron për vizitë zyrtare në Zvicër që nga dita e hënë. Atje Kurti do të takohet me përfaqësues të kompanive të ndryshme dhe liderë politikë, po ashtu do të zhvillojë takime me mërgatën, njofton Klankosova.tv.
Kosova MASHTI distancohet nga përzgjedhja e anëtarëve të Këshillit Drejtues të UP-së 29.06.2022 14: 01