Vuçiq: Nëse sanksionet kundër Industrisë së Naftës së Serbisë hyjnë në fuqi, do presim përgjigjen e Rusisë dhe më pas do reagojmë NULL NULL 27.03.2025 17:46 27.03.2025 17:46 Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha sot për Financial Times (FT) se nuk sheh ndryshim në qëndrimin amerikan në lidhje me vendosjen e sanksioneve ndaj industrisë serbe të naftës dhe se nëse sanksionet hyjnë në fuqi pas skadimit të afatit të premten, Serbia fillimisht do të presë reagimin e Rusisë dhe më pas do të reagojë. “Ne folëm edhe me amerikanët edhe me rusët dhe me të gjithë për gjetjen e një zgjidhjeje”, tha Vuçiq për FT nga Beogradi. Ai theksoi, siç citon gazeta britanike, se negociatat me palën amerikane për çështjen NIS nuk kanë lëvizur nga “pika e vdekur”, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova. Serbia drejt mbetjes pa naftë