Vuçiq në qershor në SHBA, temë rasti Bytyqi - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vuçiq në qershor në SHBA, temë rasti Bytyqi

NULL NULL
04.05.2015 12:42
Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq do të vizitojë në qershor Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai pret që nikoqirët të hapin edhe temën e rastit Bytyqi – tre vëllezërve shqiptarë, shtetas amerikanë, të vrarë në Serbi në vitin 1999.

Vuçiq për gazetën beogradase “Blic” ka deklaruar se me nikoqirin e tij, nënkryetarin amerikan Joe Biden, do të bisedojë për marrëdhëniet bilaterale, për “zgjidhjen e problemit të Kosovës”, por pret që të hapet edhe tema e vrasjes së tre vëllezërve – Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi, më 1999 në Petrovo Sello, rast ky që në Serbi ende nuk ka epilog gjyqësor.

Sipas kryeministrit serb, vizita që do t’ua bëjë muajin e ardhshëm SHBA-ve është shumë e rëndësishme për Serbinë dhe pret që të rezultojë me “marrëdhënie edhe më të mira me Shtetet e Bashkuara”.

“Serbia dëshiron të ketë marrëdhënie sa më të mira me SHBA-të, politika e qeverisë sonë është kujdesi për të ardhmen e Serbisë dhe në dritën e kësaj shpresojmë se do të kemi marrëdhënie sa më të mira politike dhe ekonomike me SHBA-të”, ka deklaruar Vuçiq.

Ai ka thënë se analizën e së kaluarës ua lëmë të tjerëve, ndërsa puna jonë është që përmes plotësimit të obligimeve tona të tregojmë se jemi partner i besueshëm i SHBA-ve në këtë pjesë të Evropës  duke shfaqur shpresën se Serbia do të ketë përkrahjen e Uashingtonit në rrugën e saj evropiane.