Vuçiq: Javën e ardhshme do të miratojmë deklaratën për Vojvodinën në Serbi NULL NULL 07.02.2025 10:39 07.02.2025 10:39 Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në një video të postuar në Instagram tha se Vojvodina do të jetë përgjithmonë Serbi dhe njoftoi se në festën e njohur si Sretenje (ditë e shtetësisë që shënohet çdo 15 shkurt në Serbi), ose një ditë më parë do të organizohet një tubim i madh në të cilin do të miratohet një deklaratë kombëtare për Vojvodinën në Serbi. “Ku do të themi qartë se ku dhe cila është e ardhmja e Serbisë”, ka theksuar Vuçiq në adresimin e tij. “Ne nuk kemi atdhe rezervë, Vojvodina është Serbi. Përgjithmonë. Dhe nuk ka dorëzim apo tërheqje përpara atyre që do të shkatërronin vendin tonë. Shihemi në Sretenje!”, shkroi Vuçiq në postimin e tij.