Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vuçiq i heziton takimit në Bruksel: Më pret ditë e vështirë

NULL NULL
03.12.2024 09:56
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se e pret një ditë e vështirë në Bruksel, ku siç është paralajmëruar do të ketë takime me të gjithë zyrtarët e BE-së.

“Sot kam një ditë të vështirë në Bruksel dhe bisedoj me të gjithë zyrtarët evropianë që janë emëruar rishtazi në Komisionin Evropian. Dëshira ime ka qenë të qëndroj sot në mëngjes në hapjen e këtij samiti, edhe nëse nuk kam arritur t’i bëj të gjitha takimet”, tha Vuçiq gjatë fjalimit të tij në konferencën”Serbi – Afrikë: Diplomacia”.

Ai shtoi se ka qëndruar për të treguar rëndësinë e samitit, i cili mbahet për herë të parë për Serbinë dhe vendet afrikane.

“Kam dashur të tregoj se sa i rëndësishëm është ky samit dhe kjo ngjarje për vendin tonë”, tha Vuçiq dhe shtoi se shpreson që ky të mos jetë tubimi i fundit i këtij lloji.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot zhvillojnë takime të ndara me shefen e re të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas.

Takimet e ndara në Bruksel nuk do të zhvillohen në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, proces që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Takimet u konfirmuan nga zëdhënësja e BE-së për politikë të jashtme, Anita Hipper. Klankosova.tv

Kurti e Vuçiq sot takohen me Kallas në Bruksel

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.