Kurti e Vuçiq sot takohen me Kallas në Bruksel NULL NULL 03.12.2024 07:42 03.12.2024 07:42 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot do të zhvillojnë takime të ndara në Bruksel me shefen e re të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas. Takimet u konfirmuan të hënën nga zëdhënësja e BE-së për politikë të jashtme, Anita Hipper. Ajo ka shtuar se sikur për sulmin në Banjskë, ashtu edhe në Zubin Potok, nevojitet bashkëpunim nga të dyja palët. Kurti dhe Vuçiq në Bruksel do të zhvillojnë edhe takime të ndara me presidentin e ri të Këshillit Evropian, Antonio Kosta. Më vonë ata do të marrin pjesë në një darkë joformale që Kosta do të organizojë me të gjithë udhëheqësit e rajonit të Ballkanit Perëndimor. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hamza në Istog: Për studente dhe studentë, 25 milionë euro çdo vit bursa studentore 4 orë më parë