Vuçiq: Haradinaj do të kthehet si hero pas shfaqjes farse në Hagë NULL NULL 23.07.2019 22:06 23.07.2019 22:06 Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se shkuarja në Hagë e kryeministrit në dorëheqje Ramush Haradinaj është një shfaqje farse. “Nuk pres ndonjë gjë, vetëm një farsë dhe që UÇK-ja i ka mbrojtur njerëzit nga agresori serb dhe se ata ishin shumë të suksesshëm”, tha Vuçiq në televizionin serb Pink. Duke folur për vrasjen e 14 serbëve në Graçkë të Vjetër të Lipjanit tha se Haradinaj nuk ka lidhje me këtë krim, por se ai është i lidhur me shumë të tjerë, transmeton Klan Kosova. “Haradinaj do të lirohet shumë shpejt, pastaj ai do të jetë edhe më hero dhe do të thotë se ai mbrojti interesat e shqiptarëve”. “ Ai që nuk kujdeset për viktimat e tij do ta ketë të vështirë t’i respektojë të tjerët dhe madje edhe më të vështirë të mendojë për të ardhmen. Unë nuk pres ndonjë gjë nga kjo, besoj se Haradinaj do të kthehet së shpejti. Mos kini asnjë dyshim se diçka e ndryshme do të ndodhë këtë herë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 05/07/2025
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 05/07/2025