Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vuçiq flet me Ramën për aktualitetin: Shpresojmë të triumfojë arsyeja, për të mirën e të gjithëve

NULL NULL
01.06.2023 11:47
Edi Rama

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka takuar Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian.

Vuçiq ka thënë se me Ramën por edhe disa liderë të tjerë rajonalë, të ketë diskutuar mbi zhvillimet e fundit, që nënkuptohet për situatën në veri të Kosovës.

“Ne në rajon e dimë më së miri se sa me rëndësi është që të bëjmë përpjekje të përbashkëta për ta ruajtur paqen dhe stabilitetin e fituar me vështirësi. Folëm për zhvillimet e fundit dhe hapat e mëtejmë që mund të kontribuojnë në gjetjen e zgjidhjes ndaj situatës aktuale të vështirë dhe serioze”, ka shkruar Vuçiq, njofton KlanKosova.tv.

“Shpresoj që arsyeja do të triumfojë, për të mirën e të gjithëve”.

Në tekstin e publikuar në profilin e tij në Facebook, Vuçiq i është referuar Ramës si “Kryeministër i Maqedonisë së Veriut”, duke e ngatërruar atë me Dimitar Kovaçevskin.
Aleksandar Vuciq

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.