Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Avancimi i Shqipërisë drejt BE-së, Hoxhaj: Kosova rrezikon të mbetet e fundit

NULL NULL
14.07.2026 11:10

Deputeti i rizgjedhur i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se avancimi i Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, për Kosovën duhet të jetë thirrje për reflektim.

Duke komentuar procesin integrues të Shqipërisë dhe të Malit të Zi, Hoxhaj ka theksuar se angazhimet e dy shteteve po japin rezultatet e tyre.

Ndërkaq, ai ka thënë se deri para shtatë vjetësh, Kosova ka pasur perspektivë evropiane, por sipas tij, në tri vitet e fundit situata ka ndryshuar.

“Deri para 7 vitesh, vendi ynë kishte një perspektivë shumë më të besueshme evropiane dhe gëzonte një mbështetje më të madhe nga partnerët tanë. Ndërkaq, qe 3 vjet Kosova pret që statusin e vendit kandidat ta shqyrtojë dikush, por ai ka mbetur në sirtarët e Bashkimit Evropian dhe askush nuk po merret me të.”, ka thënë Hoxhaj.

Ai ka shtuar se derisa sot Shqipëria dhe Mali i Zi po afrohen çdo ditë e më shumë me Bashkimin Evropian, sipas tij, Kosova rrezikon të mbetet e fundit në rajon në rrugën drejt anëtarësimit.

“Kosova meriton ta rikthejë vendin e saj në agjendën evropiane dhe të ecë përpara me besueshmëri e vizion.”, ka thënë Hoxhaj. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme