Vuçiq dhe Bërnabiq thërrasin takim të Qeverisë, diskutojnë për Kosovën NULL NULL 25.04.2023 12:46 25.04.2023 12:46 Vuçiqi dhe Bërnabiqi Në Pallatin e Serbisë ka përfunduar takimi i Qeverisë së Serbisë, ku është diskutuar për Kosovën. Në takim mori pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. E pranishme në seancën që u mbajt me ftesë të presidentit dhe kryeministres serbe ishte edhe kryeministrja Ana Bërnabiq dhe të gjithë ministrat në ekzekutivin në Beograd.Në seancë u diskutua për situatën aktuale në Kosovë. Ky zhvillim vjen dy ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve në katër komunat në veri të Kosovës të cilat u bojkotuan nga Lista Serbe. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iO