Vuçeviq i anulon të gjitha vizitat e planifikuara, preket me koronavirus NULL NULL 29.07.2024 13:34 29.07.2024 13:34 Millosh Vuçeviq. Foto: Arkiv Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, është prekur me koronavirus. Në njoftimin e lëshuar nga qeveria që ai e drejton thuhet se ai i ka anuluar të gjitha takimet dhe vizitat e planifikuara për ditët në vijim. Vuçeviq po trajtohet në shtëpi, duke përdorur terapi mjekësore. Ai do t’i kryejë obligimet e tija nga shtëpia, shkruan Tanjug, transmeton Klankosova.tv