Vuatjet dhe sakrificat e popullit shqiptar në Jugosllavi, kujtohen në librat e Gani Sylajt (VIDEO) NULL NULL 14.01.2020 17:09 14.01.2020 17:09 “Shenja e përkatësisë” e “Burg pas burgu” janë librat më të rinj që të martën u promovuan në Prishtinë. Vepra këto që janë vazhdimësi e librit “Ilegal viteve shtatëdhjetë”, që autori Gani Sylaj e kishte botuar sa ishte gjallë. Gjithçka nisi me një minutë heshtje për jetën dhe veprën e Sylajt, që vdiq korrikun e vitit të kaluar. Jakup Krasniqi, tha se ata që kanë qenë me vite në burgje e dijnë se çka do të thotë vetmia e thellë, torturat dhe ndalesat më ç’njerëzore. “Ne që kemi qenë me vite në këto burgje e dimë se çfarë do të thotë libri në vetminë e thellë, në torturat dhe ndalesat më ç’njerëzore dhe ai shtet proklamohej ndër shtetet komunista dhe ato vende. Bota kishte parë djegien e librave dhe shteti policor i burgoste lexuesit etyre”. E shkrimtari shqiptar Behar Gjoka, tregoi pse këta libra duhet të jetë ndër më të rëndësishmit për të përkujtuar të kaluarën. “Po ta lexosh këtë libër është si të jetosh në ferr por ka edhe një dritë, ajo është liria”. Ndërkaq, profesori Ibrahim Gashi tha se autori i ka përshkruar shumë mirë vështirësitë e dhunën fizike e psikike që kanë përjetuar qindra shqiptarë në burgje. “Autori i librit duke rrëfyer në vetën e parë, por duke folur më shumë për shokët e tij dhe rrethanat e rënda të dhunës fizike e psikike të inspektorëve të UDB, ka përshkruar shumë më mirë vështirësitë në ato burgje jugosllave”. Këtu u tha se Sylaj ka lënë pas vete edhe disa shkrimet të tjera të cilat presin për botim. Derisa pjesë të librit tashmë të botuar “Burg pas burgu”, u lexuan nga aktori Çun Lajqi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 05/07/2025
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 05/07/2025