“Vritet një adoleshent nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor” NULL NULL 14.12.2023 14:00 14.12.2023 14:00 Foto nga arkiva: Bregu Perëndimor Organizata bamirëse mjekësore “Mjekët pa Kufij” (MSF) ka thënë se një adoleshent është vrarë nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor. Bëhet e ditur se djali u vra në ambientet e spitalit Khalil Suleiman në Jenin, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv. “Përpjekjet për të shpëtuar jetën e tij nga MSF dhe mjekët e Ministrisë së Shëndetësisë ishin të kota”, tha organizara në një postim në X, dikur Tëitter. MSF pretendon se forcat izraelite po bllokonin dhe kontrollonin ambulancat dhe stafin mjekësor jashtë spitalit, derisa po transportonin pacientët e liruar në shtëpi sot. “Spitalet supozohet të jenë hapësira të sigurta. Spitalet duhet të respektohen. Këto sulme duhet të ndalen”, thuhet tutje në postimin e tyre.