Vritet një 27-vjeçar shqiptar në Londër NULL NULL 18.10.2022 07:09 18.10.2022 07:09 Një 27-vjeçar me origjinë shqiptare është gjetur i pajetë pranë stacionit të metrosë në Londër. Mediet e huaja, bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur pak para orës 23:00 të së dielës, në një rrugë jashtë një stacioni metroje në lindje të Londrës. Sipas medieve vendase për arsye ende të panjohura, shqiptari kishte konflikt me një person, i cili ka mbetur i plagosur gjatë sherrit. Aktualisht i plagosuri po merr ndihmë mjekësore në spital, ndërsa identiteti i tij nuk është bërë ende i ditur.